Një pronar i mirë i një shtëpie familjare, me ardhjen e pranverës, e inspekton me kujdes shtëpinë e tij. Së pari ai e rrethon ndërtesën dhe kontrollon nëse pranë trotuarit dhe pjesëve të poshtme të mureve ka gropa dhe fryrje që tregojnë rritje të rrjedhjes së ujit për shkak të dëmtimeve të kanalizimeve dhe të ulluqeve.

Përveç riparimit të atyre gropëzimeve dhe fryrjeve duhet të riparohet edhe kanalizimi dhe ulluqet e dëmtuara, sepse uji do të hapë gropëzime të tjera (fig. 1, 1. pjesa). Gjithashtu duhet të kontrollohet fasada. Nëse vërehen dëmtim dhe fryrje, është e nevojshme të kryhet riparimi. Për këtë kemi shkruar tashmë këtu. Rrjedhje të ndryshme tregojnë për dëmtime të çatisë, ulluqeve dhe llamarinës, të cilat duhet të gjenden dhe të riparohen (fig. 1,3,4 dhe 5. pjesa).

Rrëzimi i llaçit dhe njolla të ndryshme në bodrum tregojnë, nga njëra anë, dëmtime të rrjetit të ujësjellësit ose kanalizimit, ndërsa nga ana tjetër, është e mundur që uji të ketë depërtuar përmes dritares së bodrumit. Problemet që mund të vërehen qartë dhe që shfaqen rregullisht për shkak të nivelit të keq të rregulluar të terrenit përreth, mund të zgjidhen pas tërheqjes së ujit (fig. 1,6. pjesa).

Te ulluqet duhet kontrolluar nëse janë mbushur me baltë nga reshjet e dimrit dhe me gjethe. Po ashtu duhet kontrolluar edhe gjendja e tubave të shkarkimit. Në çati, para së gjithash duhet të riparohen dëmtimet e mbulesës. Një pjesë e këtyre dëmtimeve mund të zgjidhet duke rregulluar tjegullat nga brenda, sepse nga brenda mund të dallohet lehtë në cilin vend depërton më shumë dritë. Aty ku kalon drita e diellit, ka shumë gjasa të kalojë edhe shiu (uji). Gjithashtu, përmes hapjeve dalëse në çati duhet kontrolluar gjendja e oxhakëve dhe e llamarinës. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet oxhakut - nëse ka çarje, deformime dhe rënie tullash (fig. 1, 2. pjesë). Këto dëmtime duhet të riparohen menjëherë me llaç çimentoje, për të parandaluar ndonjë zjarr të mundshëm. Riparimin e llaçit dhe të izolimit mund ta kryejë një person jo specialist, por riparimin e pjesëve mbajtëse të ndërtesave mund ta kryejë vetëm një specialist. Në ndërtesa - njësoj si në trupin e njeriut, në krahët e avionit, ose në rrënjën e pemëve, ekzistojnë pjesë të rëndësishme, mbajtëse, si dhe elemente lidhëse më pak të rëndësishme. Me dëmtimin e shtyllës kurrizore, të mbajtëses kryesore të krahut, ose me shtrirjen e të ngarkuarit

rrënjës së drurit të ulur, mund të shembet i gjithë mekanizmi, të rrëzohet, të përmbyset. Pjesët kryesore mbajtëse të ndërtesës janë muret kryesore mbi të cilat mbështetet çatia ose katet e sipërme, trarët lidhës mbi dyer dhe dritare, si edhe trarët mbajtës të konstruksionit të çatisë. Sot shpesh mund të shohim se edhe te ndërtesat e reja së pari ndërtohet skeleti mbajtës prej betoni të armuar dhe vetëm më pas vendosen muret, dyert, dritaret dhe pjesët e tjera.

Çfarë i shkakton gabimet?

Pozicioni, vendosja, dimensionimi si edhe mënyra e ndërtimit të strukturave mbajtëse përcaktohen nga inxhinierët e ndërtimit mbi bazën e rregullave të shkencës së rezistencës, si edhe mbi bazën e llogaritjeve të hollësishme. Te ndërtesat e projektuara si duhet dhe të realizuara sipas rregullave, këta elementë nuk mund të dëmtohen, sepse dëmtimi i tyre do të çonte në shembjen e të gjithë ndërtesës, ose në dëmtime shumë të rënda. Megjithatë, sot ende ndërtohen pa profesionalizëm mjaft ndërtesa familjare, e veçanërisht shumë shtëpi pushimi. Rezultati i kësaj është që më vonë, pikërisht te struktura mbajtëse, shfaqen dëmtime. Arsyet për këtë mund të jenë këto:

  1. Themelet e ndërtesës nuk janë realizuar si duhet dhe, për shkak të peshës së ndërtesës, toka lëshon dhe muret mbajtëse ulen.
  2. Gjatë ndërtimit nuk janë përdorur materiale me qëndrueshmëri të përshtatshme ose materialet janë vendosur në mënyrë joprofesionale.
  3. Disa elemente nuk janë dimensionuar siç duhet, p.sh. trarët mbi dritare, ose nuk janë montuar elemente me cilësitë dhe përmasat e kërkuara.
  4. Elementet e instaluara janë të cilësisë së parashikuar dhe me qëndrueshmërinë e dimensionet përkatëse, por numri i elementeve të instaluar është i pamjaftueshëm. P.sh. trarët mbajtës të çatisë janë vendosur në largësi më të mëdha se ato të lejuara.
  5. Elemente të veçanta, për shkak të prirjes së tepruar për siguri, janë dimensionuar me vetëpeshë të madhe, p.sh. mbi mure të holla me tulla është vendosur një çati e rëndë prej betoni.
  6. Qëndrueshmëria e konstrukteve mbajtëse, për shkak të ndikimeve të ndryshme gjatë kohës, është ulur në mënyrë të rrezikshme. P.sh. është shfaqur korrozioni. në elemente të betonit të armuar ose të trarëve prej çeliku. Kalbëzimi i trarëve prej druri ose ngrirja e tullës.

Natyrisht, këto ndikime dhe gabime mund të paraqiten edhe njëkohësisht.

dëmtime të mureve 1

Detyra më e rëndësishme

Gabimet dhe dëmtimet e konstruksioneve mbajtëse zakonisht i vërejmë kur tashmë shfaqen shenja të caktuara të atyre dëmtimeve: dyshemeja është ulur, muri është çarë ose anohet, shfaqet fundosje në tra dhe çati, dritarja është bllokuar, bie ndryshk nga mbështetësi i çelikut etj. Shpesh, çarje të ndryshme në trarë dhe mbështetëse ose dridhje të dyshemeve apo mureve na paralajmërojnë për shfaqjen e gabimeve.

Nëse kemi zbuluar gabimin, duhet të kërkojmë këshillën e statikistit - inxhinierit, i cili me përgjegjësi do të gjejë shkakun e dëmtimit dhe do të na japë këshillë për masat e nevojshme të përkohshme (mbështetjen e përkohshme etj.) si edhe për zgjidhjen përfundimtare. Nëse vetëm dyshojmë se ka ndodhur një gabim, domethënë nuk jemi të sigurt, duhet të ngjisim

shiritin e tendosur të letrës mbi çarje ose ulje. Shiriti i letrës do të këputet menjëherë nëse ka edhe lëvizje të mëtejshme të çarjeve ose uljeve dhe në këtë mënyrë do të na paralajmërojë për rrezikun. Ndërkohë duhet thirrur një specialist.

Ndërhyrja joprofesionale dhe e paautorizuar është rreptësisht e ndaluar dhe rrezik për jetën! Mbështetja joprofesionale ose çdo ndërhyrje tjetër joprofesionale mund të çojë në shembjen e pjesshme ose të plotë të objektit.

Shpesh, qëllimi i ndonjë ndërhyrjeje nuk është që të hiqet gabimi ekzistues, por të kryhet edhe rikonstruksion, shtimi i edhe një kati, ndërtimi i mansardës mbi një objekt tashmë ekzistues, rrënimi ose ndërtimi i një muri të ri, zgjerimi i derës ose i ndarjeve të papafingos etj. Të gjitha këto punime mund të çojnë në mbingarkesë, në zvogëlim të kapacitetit mbajtës dhe në ngarkim të njëanshëm të elementeve mbajtëse të objektit. Për këtë arsye, për çdo rikonstruksion, edhe më të voglin, nevojitet leje përkatëse ndërtimi, ndërsa punimet mund të kryhen vetëm në bazë të projektit të miratuar me zbatues të autorizuar. Prandaj, për këto punime nuk mund të japim asnjë këshillë, përkundrazi, paralajmërojmë se punime të tilla nuk duhet të kryhen pa specialist.

Mirë është të dini…

Gjithsesi, është mirë të dihet se si mund të hiqen përkohësisht dëmtimet e elementeve mbajtëse. Muret kryesore janë, sipas rregullit, ato që janë të futura në tokë. Prandaj, muret e jashtme të ndërtesës, për arsyet e sipërpërmendura, mund të jenë të ulura, të anuar dhe mbi to mund të vërehen çarje (fig. 2, 1. pjesë). Muret e ndërtesave përdhese që janë të anuar nga jashtë mund të mbështeten me trarë. Që trari të mos lëvizë, bëhet një “këmbë” për të cilën ai fiksohet ose, nëse bëhet fjalë për trarë druri, atëherë fiksimi bëhet me kapëse zdrukthëtari. Trari duhet të jetë i fortë dhe mjaft i trashë dhe me horizontin duhet të formojë kënd jo më të vogël se 20° dhe jo më të madh se 40°. Nën trarët në mur duhet të vendoset një dërrasë, në mënyrë që ngarkesa të shpërndahet njëtrajtshëm mbi mur (fig. 2, 4. pjesë).

Muret që janë të anuar jashtë mund t’i drejtojmë edhe në atë mënyrë që nëpërmjet hapjeve të shpuara të vendosim bulona çeliku me mbështetëse të përshtatshme. Me këtë zgjidhje, me mundësinë e rregullimit të tensionimit, mund të parandalohen rrëzimet e dy mureve të vendosura përballë njëri-tjetrit (fig. 2,5. pjesë).

Ndryshimet në muret kryesore mund të bëhen vetëm mbi bazën e projekteve të miratuara. Dobësimi i murit kryesor, p.sh. me qëllim të ndërtimit të dollapëve - është rreptësisht i ndaluar. Duhet gjithashtu të shmanget mbingarkimi i tavaneve. Muret e reja ndarëse mund të ndërtohen vetëm aty ku tavani është mjaft i fortë ose ku, për këtë qëllim, tavani përforcohet posaçërisht (fig. 2, 3. pjesa).

dëmtime të mureve

Tavanet dhe mbajtësit e tyre mund të mbështeten vetëm atëherë kur me këtë nuk mbingarkojmë elemente të tjera. Është e gabuar, p.sh., të mbështetet mbajtësi i tavanit në mënyrë që ngarkesa të transmetohet në një pikë të vetme të dyshemesë (fig. 2, 2. pjesa). Mbështetja e konstruksionit të kulmit në rast deformimi të elementeve të tij për shkak të mbingarkesës zakonisht është e vështirë, sepse tavani i papafingos në përgjithësi nuk mund të përballojë ngarkesë shtesë. Një gabim të tillë mund ta shmangim vetëm duke zvogëluar ngarkesën e konstruksionit të kulmit. Nëse kulmi është i mbingarkuar në mes ndërmjet kreshtës dhe kurorës së murit, mund ta zgjidhim problemin duke hequr tjegullat dhe duke i vendosur pranë kurorës së murit, ndërsa hapjen ta mbulojmë përkohësisht me pëlhurë të papërshkueshme ose me mbulesë PVC-je (fig. 2, 6.›pjesa). Por edhe një herë po e përsërisim këshillën tonë: nëse vini re dëmtime në elementet mbajtëse, menjëherë duhet të kërkoni këshillën e një specialisti.